Ombrella e famshme e këngëtares Britney Spears, me të cilën në vitin 2007 kishte sulmuar paparacin, Daniel Ramos, do të nxirret në ankand në eBay.
Këtë ombrellë e posedon Ramos, ai mbajti ombrellën pasi u sulmua nga këngëtarja dhe tani ka vendosur ta nxjerrë atë në ankand,transmeton Arbresh.info

Ai ka thënë se paratë që do ti marrë nga kjo ombrellë, do ti dhurojë për bamirësi.
Ramos ka premtuar se së shpejti do ta jep një intervistë ku do të flet për rastin në fjalë.
Vlen të ceket se kur këngëtarja e sulmoi paparacin, sapo ishte ndarë nga Kevin Federline, dhe ishte në krizë të madhe, ku ditë më pas ajo qethi tërë kokën e saj.
![]()
Ramos posedon këtë ombrellë që dhjetë vite, dhe ende nuk dihet se me çfarë çmimi ka vendosur ta shet atë./Arbresh.info

Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...