Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit malazez në Kosovë
Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është shtëpi e pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në të.
“Komuniteti malazez në Kosovë do të njihet edhe me Kushtetutë dhe do të ketë një ulëse në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.
Kurse, kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Sllobodan Vujiçiq, e njoftoi presidentin Thaçi për Strategjinë për Afirmimin dhe Integrimin e komunitetit malazez në Kosovë.
“Kjo strategji është e gatshme dhe tani do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për miratim, që të fillojë të zbatohet plani i veprimit i strategjisë”, ka thënë Vujiçiq.
Kreu i shtetit e ka mirëpritur përfundimin e punës për strategjinë dhe ka shprehur mbështetjen për jetësimin e saj.
Me Malin e Zi dhe me komunitetin malazez në Kosovë, presidenti Thaçi theksoi se kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër