Besart Berisha ditë më parë bëri të ditur se do të bashkohet me Kosovën për ndeshjen me Islandën.
Për ta bërë këtë ai do të mungojë në një ndeshje të rëndësishme për skuadrën e tij, pas Melbourne Victory luan me 25 kundër Brisbane Roar.
Sulmuesi 31-vjeçar ka folur para kamerave duke thënë se është i emocionuar që do të luajë për Kosovën.
“Pra, për mua ky është një moment shumë emocionues, sepse kam vendosur të shkoj dhe unë shpresoj se do të bëj diçka të madhe”, ka thënë Berisha.
Berisha është sulmuesi më i mirë në kampionatin australian me 15 gola.
Ai pritet t’i ndihmojë shumë Kosovës, pasi në fazën e sulmit te finalizimi skuadra e Albert Bunjakut ka hasur në probleme.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...