Kreu i PD-së, Lulzim Basha dje në çadrën e PD-së ka deklaruar se Parlamenti i vërtetë është aty.
Ai ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit, qoftë edhe ata të majtë që t’i bashkohen çadrës nesër dhe të mos shkojnë në seancën plenare.
Basha ishte i prerë kur tha se 19 deputetët me rekorde kriminale nuk kanë vend aty.
“Nesër (sot) në këtë tendë, do të nisë punimet Parlamenti i ri shqiptar. Nesër nga kjo tendë, nga kjo tendë ftoj çdo deputet jo të lidhur me krimin, pa rekorde kriminale, është i ftuar të vijë në këtë aulë të vërtetë të demokracisë, ky është parlamenti shqiptar.
Grupi Parlamentar i PD do ta bëjë seancën parlamentare këtu, me qytetarët. Deputetët e opozitës do të jenë të gjithë këtu. Këtu është vendi për çdo deputet tjetër të majtë që nuk është i lidhur me krimin që nuk i ka borxh këtij populli, i siguroj se qytetarët do t’i respektojnë nëse vendosin të jenë pjesë e këtij Parlamenti të vërtetë.
Të vetmit që nuk janë të ftuar në këtë tendë të mos u shkojë mendja t’i afrohen këtij parlamenti popullorë janë 19 deputetët me rekordet kriminale. Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti. Deputetët e tjerë nesër kanë një mundësi për të vendosur duke zgjedhur, a do të jenë këtu në Parlamentin e vërtetë, në demokracinë direkte në auolën tonë apo do të jenë në Parlamentin, kukull fasadë. Kush është me popullin të vijë te populli. Kush është me krimin të rri atje deri sa populli t’i nxjerrë”./Albeu.com/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...