Nëse së fundmi keni përjetuar një ndarje me shumë mundësi ju jeni mërzitur vërtet shumë dhe nuk do shumë vend për imagjinatë që mund të keni qarë dhe të keni qenë tërësisht ‘jashtë botës’ kudo ku keni shkelur. Mirëpo, shpjegim për këtë kanë dhënë ekspertët të cilët kanë bërë një studim në të cilin thuhet se njësoj si abuzuesit e drogës, edhe tek dashuria, gjithçka nis me euforinë dhe përfundon me dhembjen.
Doktori i neurologjisë, Lucy Bron shpjegon se teksa ka realizuar këtë studim ka mbledhur disa ‘zemërthyer’ dhe disa persona të cilët kanë qenë në rehabilitim pasi kanë kaluar disa muaj që kur kanë ndaluar përdorimin e drogës, transmeton blitz.
Këtyre të fundit ju është paraqitur një fotografi e drogës me të cilën kanë qenë të fiksuar ndërkohë që zemërthyerve një fotografi të ish-partnerit/es. Neuronet në të dyja grupet kanë pasur të njëjtin reagim emocioni edhe malli.
Në momentin që përjetoni dhembjen e dashurisë disa qeliza neuronesh vdesin në të vërtetë duke bërë kështu që ta keni shumë të vështirë konceptimin e realitetit ndryshe.
Në fund të studimit, ekspertët kanë sugjeruar për të gjithë personat që ndjejnë dhembje të madhe nga largimi i dashurisë, të provojnë të nisin një jetë të re në një qytet tjetër ku nuk kanë asnjë kujtim dhe asnjë arsye për tu ndjerë keq.
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për shpalljen e Iranit sht...
Trump: Dua të shtyj udhëtimin në Kinë, për shkak të luftës m...
Joseph e quan situatën në Kosovë “katastrofë”, kritikon Kurt...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash të martën
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...