Derisa skandali me Mathieu Valbuena rreth shantazhit për një video pornografike vazhdon të hetohet nga autoritetet franceze, Karim Benzema vazhdon të jetë një sulmues i famshëm botëror pavarësisht procedurave ligjore të hapura ndaj tij.
Edhe pse luan në njërin nga klubet më të mëdha në Evropa, Benzema ka qenë zhgënjyes këtë sezon para portës sepse ka arritur të shënojë vetëm 16 herë, transmeton portali arbresh.info.
Tani një skandal i ri ka përfshirë sërish sulmuesin Karim Benzema, i cili ishte në pushime në Martinique me përfundimin e vitit 2016.
Gjatë udhëtimit të tij, Benzema është fotografuar nga një Iguana në Parkun Ndërkombëtar të Martiniques në Lesser Antilles. Ajo foto që nga atëherë është bërë viral, dhe është parë madje edhe nga autoritetet në Martinique.
Ajo që Benzema nuk e ka ditur është se Iguana është një specie në rrezik në Martinique dhe është e ndaluar kapja e tyre dhe fotografimi me to.
Benzemas i është dërguar më vonë një letër nga prokuroria zyrtare në Martinique dhe është ndëshkuar me një gjobë, të paktën kështu raportojnë mediat në Francë./arbresh.info
Karim Benzema qui pose OKLM avec Gonzalo Iguane pic.twitter.com/ujckb7FkYc
— Yon Ecenarro (@YonEcenarro) December 26, 2016
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1