Agjencia Kosovare ePrivatizimit sot po zhvillon procesin e hapjes së ofertave për shitjen e 29 aseteve të ndërmarrjeve në likuidim.
Në këtë valë të Privatizimit janë 51 njësi nga e gjithë Kosova, për të cilat janë pranuar 150 oferta.
Gjatë procesit të sotëm ka ndodhur një incident me një person të panjohur që ndodhej jashtë sallës ku po mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.
Edhe zyrtarë të AKP-së brenda sallës ku mbahej ceremonia, i konfirmuan KosovaPress-it se ka ndodhur një incident i tillë, por që sipas tyre Policia mund të ketë informata lidhur me këtë rast.
Incidenti ka ndodhur derisa një ofertues me zarf në dorë ishte duke ardhur në drejtim të Sallës së Kuqe, një person i panjohur iu ka afruar dhe ia ka gërvishtur zarfin me ofertë. Fjala është për njësinë apo një aset që është në fazën e likuidimin dhe ndodhet në komunën e Deçanit.
Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja, bie në sy ko...
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...