Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, kryesisht në zonat juglindore të vendit.
Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë orëve të pasdites duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë territorin shqiptar. Në orët e vona të natës priten sërish vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat veriore e qendrore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./Albeu.com
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën