Administrate e Trump ka nxjerrë udhëzime të rrepta për deportimin e emigrantëve të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara.
Të parët që do të preken nga këto urdhëra janë personat pa dokumenta dhe me dosje penale, së bashku me ata që konsiderohen rrezik për sigurinë e SHBA-ve, transmeton portali arbresh.info.
Rreth 11 milionë persona mund të preken nga urdhërat e deportimit.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka në plan të punësojë rreth 10 mijë oficerë më shumë për zbatuar masat e reja.
Sekretari i Sigurisë Kombëtare, John Kelly, ka theksuar se rritja e emigracionit të paligjshëm në kufirin jugor ka mposhtur agjencitë dhe burimet federale dhe ka krijuar dobësi në sigurinë kombëtare të SHBA-ve. /Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...