Tashmë që data e nisjes së edicionit të ri të Big Brother Albania është konfirmuar, ne në ‘Xing.al’ jemi bërë pak nostalgjik duke filluar të kujtojmë disa nga konkurrentët e edicioneve të mëparshme të këtij formati.
Vazhdojmë këtë radhë me Violën, konkurente në edicionin e shtatë.
Polakja me origjinë shqiptare tërhoqi vëmëndjen e publikut sapo shkeli në shtëpinë e famshme me tiparet e saj, simpatike, bjonde, e ëmëbl, sy-jeshile dhe një trup që do ta kishin zili shumë vajza. Ajo kishte punuar edhe më herët në modeling.
E gjithë Shqipëria u prek kur Viola tregoi luftën e saj me sëmundjen e kancerit dhe mesazhin e fortë që dha për të jetuar çdo ditë të jetës si të ishte e fundit.
Tashmë, disa vite pas pjesëmarrjes në Big Brother Albania, Viola duket të jetë zhdukur nga rrjetet sociale për një jetë tejet të rezervuar. Teksa i hidhnim një sy profileve të saj vumë re se bukuroshja kishte postuar në Facebook për herë të fundit gati një vit më parë, ndërsa në Instagram ka braktisur postimin e fotove të vetes dhe tradhëton këtë ‘ves të ri’ vetëm për të postuar ndonjëherë qenin e saj.
Kjo na bën shumë kuriozë për të ditur arsyen që qëndron pas këtij ndryshimi të madh të modeles.
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...