Ashtu siç pritej, qeveria lokale në Turin ka dhënë urdhër që asnjë tifozi të Napolit të mos i lejohet të marrë pjesë në ndeshjen për Kupë të Italisë me Juventusin.
Tifozët mysafirë janë ndalur si në “Juventus Stadium”, ashtu edhe në “Stadio San Paolo” për ndeshjet e fundit ndërmjet dy skuadrave si pasojë e problemeve në të kaluarën, transmeton portali arbresh.info.
Të dy klubet do të takohen në gjysmëfinale për Kupë të Italisë dhe asnjë tifozë “Partenopei” nuk do të jetë pjesë e tribunave të takimit më 28 shkurt.
Masa të njëjta pritet të aplikohen edhe për ndeshjen kthyese në prill./arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin