Policia e Shtetit vazhdon me dorë të hekurt të marrë masa ndaj atyre që tentojnë të korruptojnë punonjësit e saj.
Tre persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia, një në Shkodër dhe dy në pikën kufitare të Kakavijës.
Nikola Pejoviç, 23 vjeç banues në Podgoricë, Mali i Zi në aksin rrugor Shkodër-Koplik, është konstatuar nga polica duke drejtuar mjetin tip SKANIA (kamion) me targa PG-FR 544, i ka ofruar 5 Euro punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.
Pasi janë kryer të gjitha veprimet hetimore nga policia, ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndërsa rasti tjetër, ka ndodhur në Kakavijë, ku dy persona i kanë ofruar ryshfet punonjësit të policisë Kufitare me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, por janë arrestuar.
Taulant Kuka, 33 vjeç dhe Bilbil Delibashi, 37 vjeç, të dy banues në Berat, në afërsi të Piramidës 28, Kakavije, nga punonjësit e policisë kufitare u kapën në tentativë të kalimit të paligjshëm të kufirit.
Në momentin e shoqërimit, ata kanë tentuar t’i ofrojnë një shumë prej 2000 lekë (të reja)punonjësit të policisë kufitare me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...