Linday Lohan thotë se ajo është ‘profilizuar në bazë racore’ përderisa mbante veshur shaminë në aeroportin Heathrow në Londër.
Aktorja ka theksuar se ajo ishte ndaluar gjatë kohës kur po kthehej në Nju York, pas një vizite të bërë në Turqi, transmeton portali arbresh.info.
Në programin e mëngjesit ‘Good Morning Britain’, ajo ka theksuar se një punëtor i aeroportit i kishte kërkuar asaj që të hiqte shaminë nga koka pasi e kishte marrë në dorë pasaportën e saj, por sapo e kishte parë emrin e aktorën, punëtori në fjalë i kishte kërkuar falje asaj.
“Tani rri edhe e pyes vetën se si ndjehen gratë të cilave u kërkohet që të heqin shaminë?”, tha ajo.
Lohan ka theksuar se incidenti ka ndodhur gjatë kohës kur ajo po kthehej nga Turqia pas një takimi me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Para pak kohësh ajo është fotografuar duke mbajtuar në duar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, për të cilin ka theksuar se ‘ndjen qetësi sa herë që e lexon’./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...