Një adoleshent në Indi ka tronditur prindërit dhe të afërmit e tij, pasi u zgjua nga vdekja gjatë rrugës për në funeral.
Kumar Mareëad është dërguar menjëherë në spital, pasi familja e tij ishin nisur për të kryer funeralin e tij në fshatin Managundi, në shtetin Karnataka, transmeton portali arbresh.info.
17-vjeçari ishte kafshuar nga qentë dhe humbi ndjenjat. Edhe pse ishte dërguar në spital në gjendje kritike, atij i ishte përhapur një infeksion në tërë trupin, duke i shkaktuar kështu një paralizë në trup.
Më pas ai ishte transferuar në shtëpi nga familja e tij, të cilët besonin se ai kishte vdekur.
Ata bënë marrëveshje që të kryenin funeralin e të riut, por befasia erdhi kur ai filloi të lëviztë vetëm dy kilometra para varrezave.
Ai ia kishte dalur të hapte sytë dhe të lëviztë krahun.
Rastet e njerëzve që janë zgjuar gjatë ceremonisë mortore janë të rralla, por në Indi janë regjistruar disa raste të tilla./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit