Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion zbaton procedurë parahetimore për konfirmimin e ekzistimit të bazave të dyshimit për vepra të kryera penale, të organizuara, kundër zgjedhjeve dhe keqpërdorime të autorizimeve zyrtare gjatë ushtrimit të funksionit nga ana e një ish funksionari të lartë të MPB-së dhe personave të tjerë fizik dhe juridik nga Shkupi, Kumanova dhe Strumica.
Siç kumtojnë nga PTHPM, veprat për të cilat zhvillohen procedurat janë kryer gjatë viteve 2014 dhe 2016.
“Ekzistojnë baza të dyshimit se personat kanë ushtruar ndikim ndaj mënyrës së votimit përmes formave të ndryshme gjatë zgjedhjeve, dhe kanë kryer veprat penale”, sqarojnë nga PTHPM.Në drejtim të konfirmimit të tërësishme të gjendjes faktike siç qëndron në kumtesë, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërmerr veprime në kryerjen e kontrolleve dhe marrjen e informacioneve të nevojshme, të dhëna dhe dëshmi
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja