Udhëheqësi i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaraur sot se me siguri është interpretuar gabimisht deklarata e tij për gazetën gjermane ‘Die Zeit’, që shqiptarët e dënuar për vrasjen e katër djemve dhe një peshkatari në liqenin e Smilkovës janë të pafajshëm, transmeton TetovaSot.
“Me siguri ka qenë interpretimi i gabuar i gazetarit. Megjithatë, ka dyshime të mëdha në lidhje me këtë rast. Këtë e shpjegova edhe në atë intervistë dhe natyrisht me zbulimin e së vërtetës rreth liqenit së Smilkovës apo procesit të qeverisë, Monstra, siç ata e quajnë në akuzë, do të zbulojë një të vërtetë të dhimbshme “, tha Zaev.
“Dyshimet janë të mëdha, qëllimi ynë nuk është për të vënë kualifikime, por sigurisht të vërtetën do e zbulojmë, qytetarët do të dinë në thelb se çfarë tregon ajo e vërtetë. Se ka dyshime të mëdha në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me rastin Monstra”, u përgjigj Zaevi, në pyetjen e gazetarëve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...