Shteti Islamik ka publikuar një video kërcenuese për të krishterët që jetojnë në Egjipt, duke shfaqur kështu shpërthimin vdekjeprurës në katedralen Kopte në Kajro.
Njeriu i maskuar, të cilin grupi i identifikuar si Ebu Abdullah al-Masri, është parë duke inkurajuar militantët në të gjithë botën që të mos heqin dorë dhe premton se islamistët e burgosur në Egjipt do të lirohen sa më shpejt, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti Abdel Fattah al-Sisi ka identifikuar tashmë sulmuesin si një student 22-vjeçar të quajtur Mahmoud Shafik, dhe besohet Abu Abdallah al-Masri ishte emri i tij i supozuar.
Ai ishte ndaluar për dy muaj në vitin 2014 përpara se t’i bashkohej Shtetit Islamik.
“Betohem në Zot ne shumë shpejt do të çlirojnë Kajron dhe do të lirojmë të burgosurit”, thotë ai në video.
Të paktën 28 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në dhjetor, kur një bombë shpërtheu në katedralën e Shën Markut./Arbresh.info
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...
Ushtarët letonezë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri t...