Rreth 350.000 fëmijë janë të bllokuar në Mosulin perëndimor, paralajmëroi organizata Save The Children, pasi forcat irakiane nisën një ofensivë të re për mbrojtjen e qytetit.
“Forcat irakiane dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, duhet të bëjnë gjithçka për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre”, tha Maurizio Crivallero, transmeton portali arbresh.info.
Ai paralajmëroi se arratisja nuk është në mundësinë e shumë familjeve, pasi ata rrezikohen nga snajperët e Shtetit Islamik dhe nga minat, ndërsa ka theksuar se shumica e familjeve që jetojnë në Mosulin perëndimor nuk kanë ujë dhe ushqim të mjaftueshëm.
Ai shtoi se rruga më e sigurtë për largimin e civilëve duhet të krijohet sa më shpejt.
Ofensiva e forcave irakiane për rimarrjen e Mosulit perëndimor ka filluar të dielen, pasi në vitin 2014 Shteti Islamik kishte deklaruar ‘kalifatin’./Arbresh.info
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë