Vizita e Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Tiranë mori vëmendjen e botës, si vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri, duke bërë kryetitujt e mediave shqiptare dhe rajonale.
Vizita e kryeministrit serb mbushi ballinat edhe të mediave serbe, ku deklaratat e tyre gjatë konferencës së përbashkët u interpretuan në mënyra të ndryshme, duke vënë theksin mbi çështje të ndryshme të paraqitjes së qëndrimeve shtetërore nga kryeministri shqiptar dhe ai serb.
B92-ishi serb ka theksuar deklaratat e Vuçiqit, ku ai ka thënë se ndryshimet mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë të bëjnë me qëndrimin e vendeve në raport me Kosovën, si dhe deklaratat e Ramës ku tha se bisedimet Kosovë-Serbi i sheh si një derë që hap një kapitull të ri të marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Serbisë.
Agjencia e lajmeve Tanjug, ka shkruar se Vuçiq ka potencuar gjatë konferencës së përbashkët të kryeministrave për media, se ai është krenar të jetë kryeministri i parë serb që zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, dhe se ka vend për bashkëpunim mes dy vendeve, me gjithë qëndrimet e ndryshme për Kosovën.
Ndërkaq, e përditshmja Blic, theksin e vë mbi deklarat e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës për ngjarjet e fundit në Maqedoni, ku Rama tha se Shqipëria me interes të madh po përcjell ngjarjet në Maqedoni, dhe se është shumë e interesuar me trajtimin që po i bëhet komunitetit shqiptar atje.
Telegrafi serb ka vënë në pah qëndrimet e përbashkëta të dy kryeministrave për një projekt të mundshëm të një linje ajrore direkte Prishtinë-Beograd, e cili sipas tyre do të bënte të rriten shkëmbimet tregtare, duke përforcuar bashkëpunimin nga fusha e ekonomisë mes dy vendeve, transmeton Indeksonline.
Kurir.rs vizitën e Vuçiqit e ka parë nga një kënd historik, ku ka shkruar se për herë të parë, prej 103 vitesh që Shqipëria ekziston si shtet, më në fund u dëgjua himni serb në territorin e Shqipërisë.
Vuçiq do të zhvillojë vizitë dy-ditore në Shqipëri, dhe pritet që gjatë dy ditëve të takoj krerë të lartë nga politika dhe shoqëria shqiptare.
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar
Zhegrova reagon pas fitores së Juves ndaj Romës: Koha do ta ...
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...