Një nga sfidat e shekullit të 21-të është ndotja e ajrit e cila ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe jo vetëm.
Sipas një studimi të bërë nga kërkuesit suedezë të Stockholm Environment Institute, ndotja e ajrit mund të jetë shkaktare e 3.4 milionë lindjeve të parakohshme në të gjithë botën që nga viti 2010 e deri më sot. Në raportin e tyre konfirmohet se ndotësit toksikë, të ardhur nga përpunimi i naftës dhe produktet bujqësore, përfundojnë tek mushkëritë e grave shtatzëna dhe më pas tek fetusi.
Shkencëtarët suedezë zbuluan se kjo formë e ndotjes së ajrit ishte më e rrezikshme në Afrikën Veriore, në Sahara dhe Azinë Juglindore. Këto tre rajone përbëjnë 60% të të gjitha lindjeve të parakohshme në të gjithë botën. Por jo më pak i rrezikuar paraqitet edhe kontinenti evropian.
Gati 15 milionë foshnje në të gjithë botën lindin çdo vit para javës së 37-të të shtatzënisë. Gati 1 në 13 fëmijë në Britani dhe 1 në 10 fëmijë në Amerikë kanë lindur para kohe. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) lindja e parakohshme është shkaktari kryesor i vdekjeve së fëmijëve nën moshën 5-vjeç./living.al
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...