Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynihut.
Në lidhje me liberalizimin e vizave, Thaçi ka thënë se Brukseli tani pret që Kosova ta përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.
“Në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut takova edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, zonjën Mogherini, me të cilën biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut. Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...
Oda Amerikane-Qeverisë: Përmirësimi i klimës për bizneset kë...
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme, sa të sigur...