Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në mesazhin drejtuar kryeparlamentarit kosovar, Kadri Veseli në 9-vjetorin e pavarësisë, uron që Kosova të ecë përpara në forcimin demokratik institucional dhe avancimin e axhendës së sigurt euro-atlantike.
“Kombi shqiptar kujton me mirënjohje të thellë të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës, ndaj sot nderojmë me krenari, së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës, mençurinë vizionare të Presidentit Ibrahim Rrugova dhe përulemi me respekt të thellë ndaj heronjve të UÇK-së, me Komandantin Adem Jashari në krye”, thuhet në mesazhin e Metës.
Sakrifica e pamasë e tyre, vijon ai, na detyron të gjithëve të shumëfishojmë përpjekjet tona me qëllim që Shteti i Kosovës të ecë përpara në misionin kombëtar të shtimit të njohjeve ndërkombëtare, forcimit demokratik institucional dhe të avancimit në axhendën e sigurt euro-atlantike.
Në këtë drejtim, Meta siguron per mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa njofton për vizitën të hënën në Tiranë të homologut Veseli, e cila do të rikonfirmojë bashkëpunimin gjithnjë e më cilësor mes Tiranës dhe Prishtinës, perfundon mesazhi i kreparlamentarit.
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...