Trajneri Arsene Wenger ka folur në një konferencë për media para ndeshjes së xhiros së 5 në ‘FA Cup’ kundër Suttonit.
E ardhmja e trajnerit francez është vënë nën dyshime pas disfatës së thellë 5 me 1 të Arsenalit në Ligë të Kampionëve kundër Bayern Munichut mbrëmjen e së mërkurës, shkruan portali arbresh.info.
Wenger ka thënë se do të vendos për të ardhmen e tij si trajneri i “Topçinjve” në muajin mars ose prill. Megjithatë, Wenger shton se do të vazhdojë të jetë trajner pavarësisht se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
“Pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë, unë do të menaxhojë sezonin e ardhshëm ose këtu ose diku tjetër”, tha francezi./arbresh.info
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores
Media ndërkombëtare shkruan për vizitën e Marta Kos: Kosova ...
27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të...
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...