Ministrat e mbrojtjes të NATO-s kanë vendosur që të rrisin praninë e aleancës në rajonin e Detit të Zi.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, NATO do të rrisë numrin e ushtrimeve ushtarake dhe do të nxisë grumbullimin e inteligjencës në rajon, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë nuk ka vonuar aspak reagimi i Rusisë, të cilën kanë theksuar se do të marrin masa.
“Të gjitha këto vendime do të analizohen dhe pa dyshim që ne do të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur interesat kombëtare të Rusisë”, ka thënë i dërguari i Rusisë në NATO, Alekander Grushko.
Moska nuk mund ta shikojë NATO-n si partner potencial, përderisa aleanca vendos të mos bashkëpunojë me Rusinë, ka shtuar ai./Arbresh.info
18 të vdekur nga moti ekstrem i ftohtë në New York, kryebash...
Rama publikon foto nga takimi me Antonio Costa-n në Bruksel
Rikthehet Kupa e Kosovës me dy përballje interesante
Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë
220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merre...
Oklahoma City Thunder triumfon derbin e natës së mbrëmshme n...