Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë me dije se Policia e Kosovës, i ka bërë gati të gjitha përgatitjet për tu ofruar siguri qytetarëve të Kosovës në ditën e shënimit të nëntë të Pavarësisë, e që do të shënohet nesër me manifestime të ndryshme në Kosovë.
“Ne i keni bërë planet në të gjitha komunat e Kosovës. Ky plan parasheh edhe shtim të numrit të policëve. Policët do të jenë më vigjilent. Ne nuk kemi asnjë informacion për ndonjë ekses. Të gjitha angazhimet tona parashohin që të kemi siguri dhe situata të jetë e qetë”, ka thënë Kelani për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...