Në zgjedhjet e radhës, kurdo qofshin ata, ne do të jemi fitues absolut. Kështu tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë emisionit Arena në TV SHENJA, duke komentuar anketat e fundit të cilat e nxirrnin Lëvizjen BESA para BDI-së.
“Ambienti politik tek votuesit shqiptarë tanimë është edhe më shumë pro Lëvizjes BESA”, tha Kasami, duke shtuar se tanimë Lëvizja BESA do të ketë mundësi që të mbrojë votën e shqiptarëve nëpërmjet institucioneve, përfshirë këtu edhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
Kasami shtoi se krahas anketave të ndryshme, Lëvizja BESA më shumë është fokusuar në ndërtimin e strukturave të mirëfillta partiake.
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...