Barcelona vazhdon të ndjekë me vëmendje Elseid Hysajn.
Mbrojtësi shqiptar i Napolit është një nga objektivat kryesorë të skuadrës blaugrana për merkaton e verës së ardhshme dhe nëse dy klubet arrinë marrëveshjen për vlerën e transferimit, gjasat janë që Hysaj të bëjë hapin e madh në karrierë duke kaluar në Camp Nou.
Sipas Calciomercato.it, 22-vjecari nga Shkodra ka përfunduar prej kohësh në radarët e Barcelonës dhe falë formës që ka shfaqur me Napolin gjatë 2 sezoneve të fundit, te Barca janë të bindur se afrimi i Hysajt do të ishte një investim shumë i mirë për të blinduar krahun e djathtë të mbrojtjes.

56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve