Qeveria e Maqedonisë emëroi të martën dy drejtorë të rinj në postet e sigurisë. Pas dorëheqjes së Sasho Mijallkovit dy javë më parë nga posti i drejtorit të shërbimit sekret, qeveria ka emëruar në këtë post Lupço Andonovskin, i cili deri tani ishte shef i kundërzbulimit për rajonin e Shkupit.
Qeveria ka emëruar gjithashtu Gorançe Savevskin si drejtor të sigurinë publike, pas largimit të Mitko Çavkovit, i cili mori detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, raporton Voa.
Ndryshimet bëhen në klimën e krizës që ka përfshirë Maqedoninë për shkak të skandalit të përgjimeve dhe ngjarjeve të përgjakshme në Kumanovë.
Ish-shefi i sigurimit Sasho Mijallkov, i cili ka lidhje të ngushta familjare me kryeministrin Nikolla Gruevski, shihet si figurë e debatueshme, me një histori jo të qartë në veprimtaritë e tij të biznesit. Emri i tij është një nga më të përfolurit në skandalin e përgjimeve.
Ndërkohë, katër drejtuesit e partive më të mëdha në vend, nuk arritën ndonjë marrëveshje as të martën, për t’i dhënë fund krizës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...