Pjesëtarë të autoriteteve imigruese amerikane arrestuan mbi 680 persona në operacionet e kaluara. Shtatëdhjetë e pesë prej tyre janë dënuar për krim, deklaroi dje ministri i Sigurisë së Brendshme i SHBA-së, John Kelli.
Ai theksoi se veprat kriminele të realizuar nga imigrantët ilegalë variojnë nga vrasje e deri në drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit.
Keli theksoi se operacionet janë rutinore dhe janë realizuar nga Shërbimi amerikan për kontroll imigrues dhe doganor.
Presidenti amerikan Donald Trump në konferencën për shtyp dje me kryeministrin kanadez Justin Tredau deklaroi se Qeveria “ka kryer punë të shkëlqyeshme me arrestimet e fundit të imigrantëve”.
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...
Të vërtetat e fshehura të Gattuso: zemërimi, krenaria, parat...
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit