Edward Snowden ka insistuar se nuk frikësohet se Vladimir Putind do ta dorëzojë atë si “dhuratë” tek Trump.
Informatori, i cili do të përballet me burgim nëse kthehet në ShBA, është përshkruar nga presidenti Trump si “tradhtar”, transmeton arbresh.info.
Ai ka jetuar në Rusi që nga viti 2013 dhe statusi i azilit i është dhënë deri për vitin 2020.
Në postimet e tij të fundit ai ka thënë se nuk frikësohet se një ekstradim i tillë do të ndodhë.
Ish punëtori i CIA-s më parë është konsideruar si spiun i Rusisë, gjë që Snowden me ironi e ka thënë se askush nuk do të dëbonte spiunin e vet.
Deklaratat ai i bëri në postimet e tij të fundit në rrjetin social Twitter./Arbresh.info

Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...