Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot Drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Veseli ka falënderuar Z. Palmer për vizitën e tij, duke konfirmuar më tej se Kosova do të vazhdojë në rrugën e saj drejt konsolidimit të shtetit, si dhe përkushtimin e palëkundur për integrim në BE dhe fuqizimin e demokracisë.
Kreu i Kuvendit ka siguruar Z. Palmer se Kosova do t’i përmbushë obligimet e saj ndërkombëtare, pjesë e së cilës është edhe ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ai, po ashtu, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e dy vendeve dhe stabilitetin në Ballkan.
Veseli dhe Palmer kanë diskutuar edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Kryeparlamentari është zotuar se ky proces do të bëhet në koordinim të plotë me SHBA-në.
Drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, nga ana e tij, ka pohuar se qëndrimi i SHBA-ve karshi Kosovës dhe Ballkanit është i pandryshueshëm.
Ai ka thënë se SHBA do të vazhdojë ta përkrahë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se dialogu është mënyra më e mirë për të ecur përpara./Arbresh.info

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A