Aeroporti i Hamburgut në pjesën veriore të Gjermanisë, i është kthyer gjendjes normale, pasi sot ishte evakuuar për shkak të një ere shumë të pakëndshme që ishte përhapur në ndërtesat e terminaleve të aeroportit, ndërsa te shumë udhëtarë kjo kishte shkaktuar kollitje dhe skuqje të syve.
Zyrtarë të ekipeve të zjarrfikësve thanë se afro 50 vetë ishin lënduar pasi një substancë e panjohur qartazi kishte dalë nga sistemi i ajrit të kondicionuar në këtë aeroport, që është i pesti më i madhi në Gjermani.
Evakuimi ka ndikuar që qindra udhëtarë është dashur të prisnin jashtë aeroportit në temperaturë tejet të ulët, raporton agjencia DPA.
Ata u kthyen brenda pasi zyrtarët e shpallën kthimin në gjendjen normale të aeroportit.
Një brigadë e zjarrfikësve tha se i kishte ngritur disa qendra të trajtimit për ata që ishin lënduar, duke thënë se nëse paraqitet e nevojshme, disa prej tyre mund të dërgohen edhe në spital.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...