Rreth 500 qytetarë të New York-ut protestuan kundër operacionit për arrestimin e emigrantëve të cilin po e kryejnë pjesëtarët e Departamentit të Emigracionit dhe Doganave.
Ndërsa u arrestuan disa nga ata nën akuzat për “mosbindje civile”, të cilët po protestonin kundër arrestimit të emigrantëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton arbresh.info.
Disa demonstrues të cilët u mblodhën në sheshin Washington në Manhattan u arrestuan mbi akuzat se nuk i janë përmbajtur rregullave të përcaktuara nga policia gjatë marshit protestues.
Protesta të ngjashme u organizuan edhe në pjesë të tjera të SHBA-ve./Arbresh.info
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...
Të vërtetat e fshehura të Gattuso: zemërimi, krenaria, parat...
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit