Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit në mënyrë të plotë dhe të pakushtëzuar është thelbësor për zgjidhjen e çështjeve që e mbajnë peng Maqedoninë drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik.
Ky ishte qëndrimi i përbashkët i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, i cili ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe të Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit ndanë shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen në Maqedoni, si shfaqje e krizës së demokracisë në vend dhe jo konflikteve ndër-etnike, sikurse ka pasur përpjekje për ta etiketuar atë.
Ministri Bushati dhe Sekretari i Përgjithshëm Zannier u ndalën tek bashkëpunimi i Shqipërisë me Organizatën dhe rolin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, në mbështetje të reformave në vend, si pjesë e agjendës integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kryesia serbe e radhës e OSBE-së dhe roli i saj në rajon ishte një tjetër çështje bisedimi mes Ministrit Bushati dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, parë edhe nën dritën e përpjekjeve integruese të vendeve të rajonit dhe bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit.
Bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu dhe tek sfidat me të cilat po përballet OSBE-ja në këtë 40-vjetor të Aktit Final të Helsinkit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...