Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic thotë se bisedimet me ‘Blaugranat’ për kontratën e re janë në rrugën e duhur.
Reprezentuesi i Kroacisë, akoma nuk ka arritur marrëveshje me gjigantin spanjoll për kontratën e re, por lojtari bën të ditur se shumë shpejtë do të arrihet marrëveshja për vazhdimin e kontratës së re.
“Çdo gjë po shkon shumë mirë dhe shpresojmë se shumë shpejtë do të ulem për të arritur marrëveshjen”, tha Rakitiç.
Rakitic këmbëngul se ai e pranon rolin e tij të kufizuar në skuadrën e Luis Enriques.“Unë dua të jem gjithmonë i gatshëm, unë punoj për të, unë jam i gatshëm”, tha kroati.
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...