Edhe pse në veshët tuaj këto fraza mund të tingëllojnë si diçka e parëndësishme, duhet të dini se për zhvillimin e fëmijës kanë një peshë të madhe!
Të bësh rolin e prindit nuk është aspak e lehtë dhe ata që tashmë e kanë provuar, e dinë shumë mirë se për çfarë jemi duke folur, e megjithatë kjo nuk duhet të jetë një justifikim për t’i drejtuar fëmijës disa fjalë të pavend. Ato çfarë ne i themi fëmijës shkojnë shumë thellë brenda tij, qoftë në aspektin pozitiv apo negativ, duke ndikuar në perceptimin që ata kanë ndaj vetes, dhe në disa raste duke minuar vetëvlerësimin e tyre. Atëherë ja çfarë nuk duhet asnjëherë t’i thoni një fëmije, dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për fëmijën tuaj!
Fëmijët e bësojnë verbërisht atë çfarë ju i thoni, sidomos nëse jeni prindi, dhe kjo do të ndikojë në mënyrë direkte në vetëvlerësimin e tyre. Ju mund t’i thoni: “do doja të ishe më i rregullt”, në mënyrë që ai ta kuptojë që mund të jetë më i rregullt.
Për të njëjtën arsye me atë që kemi përmendur më sipër, fëmija do të besojë vërtet se nuk është i aftë. Kjo frazë do ta bëjë atë të jetë i turpshëm dhe i pasigurt. Ju duhet të pranoni se ai nuk do të bëjë gjithçka mirë që në fillim.
Nuk duhet asnjëherë të nënvlerësoni apo vini në lojë arsyen që e ka mërzitur fëmijën tuaj edhe pse mund të bëhet fjalë për diçka pa rëndësi. Kjo do të ndikojë që ai në të ardhmen të mos ju tregojë as problemet e tij serioze. Ju duhet të fitoni besimin e tij që në fëmijëri duke e mbështetur dhe ngushëlluar në mënyrën e duhur. Burimi www.pernenat.al
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën