Udhëheqësi i një aleance të re të islamistëve sirianë, përfshirë edhe ish grupin e Al Kaidës në Siri, është zotuar për shtimin e sulmeve kundër ushtrisë siriane dhe aleatëve të tyre shiit, me qëllim heqjen nga pushteti të presidentit, Bashar al Assad.
Hashem al-Sheikh, udhëheqësi i “Tahrir al Sham” që është themeluar muajin e kaluar, përmes një video regjistrimi, ka thënë se grupi i ri ka për qëllim që të “çliroj” të gjithë territorin sirian.
“Tahrir al-Sham” është themeluar me bashkimin e ish grupit, Fronti al Nusra, që tani quhet “Fateh al Sham”, me disa grupe të tjera.
Aleanca xhihadiste ka mijëra luftëtarë që së fundi janë larguar nga Ushtria e Lirë Siriane, të zemëruar me udhëheqësit e tyre që kanë shprehur gatishmëri për të marrë pjesë në procesin e paqes me qeverinë e Assadit.
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë