Një grua në Pakistan ka vdekur gjatë një ekzorcizmi të rremë, pasi që “shëruesit” e lidhën me kokë teposhtë, e rrahën me shkopinj dhe e tymosën me tym.
Incidenti ndodhi pasi që e ndjera kishte filluar të fliste me veten, dhe kjo sjellje kishte shtyrë bashkëshortin e saj të mendonte se ajo ishte poseduar nga xhindët, transmeton arbresh.info.
Ai kishte punësuar disa burra të cilët duhej ta “mjekonin” dhe thanë se gruaja kishte nevojë për ekzorcizëm, gjë që eventualisht i morri jetën asaj.
Gjatë procedurave që përfshini lidhjen e gruas me kokë teposhtë në një pemë, rrahjen me shkopinj, dhe tymosjen me tym dhe nxehtësi, gruaja nuk kishte mundur t’u mbijetonte edhe pse burri i saj u kishte kërkuar “mjekëve” të ndalonin. Por ata nuk e dëgjuan.
Kur gruaja kishte mbërritur në spital tashmë ishte e vdekur, ndërsa policia ka filluar kërkimin e personave që e vranë.
Kjo nuk është hera e parë që shëruesit e vetëshpallur të fesë kanë bërë gjëra të tilla, kur vitin e kaluar vranë një adoleshente e cila ishte torturuar dhe përdhunuar gjatë procedurave të “shërimit”./Arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...