Policia izraelite ka deklaruar se palestinezët kanë hapur zjarr në një treg në Tel-Aviv, duke plagosur katër persona.
Zëdhënsi i policisë, Micky Rosenfeld, ka deklaruar se sulmuesi është arrestuar menjëherë pas aktit, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka shtuar se sulmi ‘mund të jetë akt terrorist’, por policia ka thënë se rasti është duke u hetuar.
Channel 10 raporton se tre persona janë plagosur nga të shtënat, ndërsa njëri është therur me thikë.
Që nga viti 2015, palestinezët kanë kryer disa sulme me thikë dhe sulme me të shtëna, dule lënë të vdekur rreth 41 izraelitë dhe dy turistë amerikanë.
Mirpo, gjatë të njejtës periudhë forcat izraelite kanë vrarë 235 palestinezë. Izraeli ka theksuar se shumica e të vrarëve ishin sulmues, ndërsa të tjerët kanë vdekur gjatë përleshjeve me forcat izraelite./Arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi