Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, opozita e ka kritikuar atë se nuk po e respekton Rregulloren e Kuvendit, shkruan arbresh.info.
Veseli ka kërkuar sot nga Grupet Parlamentare që të deklarohen përfundimisht nëse duan respektim strikt të Rregullores.
Siç tha Veseli, në rast se vendosin në këtë mënyrë, atëherë ai nuk do tu jap asnjëherë më minuta shtesë deputetëve gjatë fjalimeve të tyre.
Shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se kjo po bëhet me prapavijë që Vetëvendosjes t’i jepet më pak kohë në diskutime.
Veseli e pranon që sot e ka diskrimunuar opozitën dhe minutazhën e tyre.
Shefi i GP të LDK-së ka reaguar duke thënë se nga LDK-ja kanë folur 2 deputetë pasi ata i kanë 33 deputetë.
“Kur t’i bëni edhe ju 33 deputetë kërkoni më shumë të drejtë të fjalës”, ka thënë Beqiri//Arbresh.info.
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...