Federata e Futbollit në Australi ka vendosur ta dënoj rënd portierin grek, Dean Bouzanis, i cili e fyeu Besart Berishën.
Portieri i Melbourne Cityt, Dean Bouzanis është dërguar direkt në komitetin për disiplinë dhe etikë në Federatën e Futbollit të Australisë, pasi kishte fyer sulmuesin shqiptar të Melbourne Victoryt, Besart Berisha.
Paneli për rishikim të ndeshjes së A-League kishte parë që portieri e kishte quajtur Berishën dy herë “cigan” në derbin e së shtunës.
Pask këtij gjesti pritet që portieri grek të dënohet prej pesë javësh, pavarësisht se Melbourne City kishte kërkuar falje në emër të futbollistit dhe vetë 26-vjeçari kishte pranuar të shkonte në një kurs edukimi, raporton “The Guardian”.
Incidenti kishte në fund të ndeshjes, kur gjyqtari kishte pranuar një autogol të Manny Muscat, i solli fitoren Victorys 2 me 1. Berisha festoi në fytyrën e Bouzanisit pasi goli u dha dhe portieri u përgjigj me ofendime.
https://www.youtube.com/watch?v=9ch4GfIxM20
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur