Familjarët e kosovarëve të vrarë në Kumanovë mund ta padisin Maqedoninë për keqtrajtim të trupave të pajetë. Top Channel ka mësuar se, familjarët e 9 kosovarëve, sapo të varrosin trupat e viktimave do të bëjnë padinë në Shkup.
Për këtë çështje, familjarët e të vrarëve janë konsultuar me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Drejtësisë në Prishtinë, të cilat u kanë premtuar ndihmë këshilluese për padinë.
Ndërkohë, ende nuk janë publikuar rezultatet e autopsisë së kryer në fundjavë, në Prishtinë.
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se nuk i lejohet të flasë për gjendjen e kufomave, por faktin se në ç’gjendje janë dorëzuar trupat, atë e kanë parë edhe vetë të afërmit.
“Aspekti etiko-profesional nuk më lejon të flas për këtë çështje, por kemi qenë transparent për familjarët dhe ata kanë pasur mundësi, që vetvetiu të shohin çdo ndryshim në trupin e familjarëve të tyre të afërt”, tha Arsim Gërxhaliu, drejtor i Mjekësisë Ligjore, Kosovë.
Tetë kosovarët e vrarë, që ndodhen në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë, do t’u dorëzohen mëngjesin e së martës familjeve të tyre.
Gjatë ditës së hënë janë bërë edhe përgatitjet në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Prishtinë, ku do të prehen kosovarët e vrarë në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj.
Në nderim të të vrarëve, të martën duke nisur nga ora 14 do të bëhen homazhe në ndërtesën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ndërsa në orën 15:30 do të mbahet një mbledhje përkujtimore, për të vazhduar te Varrezat e Dëshmorëve, në orën 17:00.
As Obiliqi nuk i shpëton Prokurorisë, intervistohen disa të ...
Policia arreston tre ‘dilerë’ në Mitrovicë, gjen rreth 50 qe...
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...