Policia në Maryland ka deklaruar se një vajzë 4-vjeçare është shtruar në spital pasi nëna e saj e kishte goditur me shkelma në bark, vetëm pse ajo nuk i kishte larë dhëmbët.
Vajza nuk ka arritu t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital, transmeton portali arbresh.info.
Zyrtarët thonë se më 26 janar, e ëma e vajzës, 20-vjeçarja Iris Hernandez Rivas, e ka telefonuar emergjencën pasi e gjeti vajzën më kokë poshtë në vaskë.
Ajo në polici ka deklaruar duke thënë se ka dëgjuar një zhurmë përderisa vajza po bënte dush dhe kur shkoi ta shikonte ajo ishte përbysur në vaskë.
Megjithatë, pas marrjes në pyetje nga policia ajo ka pranuar se ka goditur vajzën me shkelma në bark pasi nuk kishte larë dhëmbët.
Policia ka deklaruar se në trupin e vajzës janë vërejtur shenja dhune.
Rivaz është akuzuar për abuzim ndaj vajzës, ndërsa dënimi në lidhje me vdekjen e vajzës do të varet nga rezultatet e autopsisë./Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...