Ndërkaq në Serbi kryeministri Aleksandër Vuçiq, duke folur për idenë e kongresistit Rohrabacher, ka thënë se kjo është vetëm një përpjekje për të kërkuar zgjidhje të tjera, porse Serbia ka kushtetutën e vet, e cila në mënyrë të qartë flet për integritet. Në anën tjetër, edhe analistët kosovarë thonë se kjo është një ide e rrezikshme. Sipas tyre, fillimi i një pazari për dhe rreth Kosovës do të thoshte hapja e Kutisë së Pandorës. E kundër kësaj ideje është edhe opozita kosovare. Sipas tyre, Kosova në kushtet dhe rrethanat aktuale më së miri do të kishte qenë ta kompletojë Republikën e vet e pastaj të mendohet për të tjera gjëra.
Në Qeverinë e Kosovës nuk dëshirojnë të deklarohen fare zyrtarisht sa i përket shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Sipas tyre, kjo është një ide që nuk është fare ide dhe nuk qëndron. Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë për “Zërin” se kjo është edhe një prej ideve të cilat ai nuk i merr fare parasysh. “Kjo nuk është ide. Nuk deklarohem fare”, ka thënë fillimisht Gecaj.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë