E përballur me një makth të tmerrshëm dhe të përditshëm, një 16-vjeçare shqiptare ka vendosur më në fund të denoncojnë dhunuesit e saj, nënën dhe njerkun.
Rebeka dhunohej fizikisht nga nëna dhe njerku i saj abuzonte seksualisht prej kohësh. Adoleshentja përjetonte prej 1 viti këtë tmerr, deri kur në datën 1 shkurt ajo vendosi t’i rrëfejë historinë e saj një mikeshe duke u larguar nga shtëpia, shkruan tv klan, transmeton arbresh.info
Ka qenë shoqja e saj që e bindi Rebekën për të shkuar në polici për të denoncuar nënën dhe njerkun për abuzimet që kishin kryer. Në datë 3 shkurt adoleshentja ka denoncuar në polici të gjithë tmerrin që ka përjetuar dhe tani është duke marrë ndihmë nga shërbimet sociale në Korfuz.
Ndërkohë kanë nisur procedurat për nënë dhe njerkun, pasi mbi ta rëndojnë disa akuza.
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...
100 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë
Ter Stegen nën “radarin” e Gironas