Muri u bë rrafsh me tokë mesditën e së dielës.
Nuk vonoi shumë dhe kryeministri Isa Mustafa së bashku me Ministrin e Mjedisit Ferat Shalën, dolën para mediave për të treguar zhvillimet që sollën eliminimin e kësaj pengese të vendosur në Mitrovicën veriore në dhjetorin e vitit të kaluar.
Mustafa fjalë të mira pati për gjithë ata që u përfshin në marrëveshjen mes palëve.
Sipas kreut të ekzekutivit tani e tutje çdo ndërtim në atë pjese do të jetë konform ligjeve të vendit.
Kurse sipas kreut të Ministrisë së Mjedisit dhe planifikimit hapësinor në pjesën që shpesh është barrikaduar nga serbet nuk do të këtë më pengesa.
Pavarësisht se problemi i murit u zgjidh, kryeministri Isa Mustafa tha se aktualisht nuk mund të japë një afat kur do të përfundoi revitalizimin i urës së Ibrit e që do ta lidh përfundimisht qytetin.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=sOdBp4OCjjI?feature=oembed]
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...