Policia e Kosovës nuk ishte e njoftuar për hyrjen e pjesëtarëve të të ashtuquajturit “Airsoft Klub Vukovi” në veriun e vendit, gjatë muajit Janar të këtij viti.
Hulumtimi I fundit I emisionit “Udhëve” në RTK, dëshmon se persona me uniforma të Ushtrisë Serbe, kanë kryer stërvitje ushtarake në bjeshkët e Leposaviqit, në këtë fillimvit.
Zv. Drejtori I Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, Besim Hoti, pranon se për këtë aktivitet nuk kan qenë në dijeni.

Aktivitet I ngjashëm në mallet e veriut të Kosovës ishte zhvilluar edhe Gushtin e vitit të kaluar. Kjo gjë, vazhdimisht është bërë në emër të një organizate jo-qeveritare të regjistruar ne Ministrinë e Administratës Publike, me emrin “Airsoft Klub Vukovi”.
Megjithatë, në një intervistë për emisionin “Udhëve”, drejtori I departamentit të regjistrimit të OJQ-ve në këtë ministri, Bajram Kosumi, konstaton se veprimet janë të jashtëligjshme dhe se ato nuk përkojnë me statutin e kësaj organizate.
Prandaj, ai kërkon nga Policia e Kosovës që të vijnë në këtë department me një rekomandim, gjë kjo e cila do të qonte në mbylljen e kësaj OJQ-je, e cila sic duket është keqpërdorur nga shteti dhe ushtria serbe.

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit