Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Agolli, pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli.
Në telegram, kryeministri Mustafa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për Familjen Agolli.
Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:
E nderuara Familje Agolli,
Ne emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ikonës së letërsisë shqipe, Dritëro Agolli.
Me krijimtarinë e tij letrare dhe poezitë e mrekullueshme, Dritëro Agolli, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe.
Qytetarët dhe Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me Ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.
Ngushëllime!
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...