“20 për qind e demarkacionit e vijës kufitare është gabim”, ka thënë Deda.
Qeveria po refuzon të rishikojë punën e vetë, thotë Deda. “Demarkacioni zgjidhet duke e bërë ne konsensusin e brendshëm”, ka shtuar ai.
“Ata janë njerëz të pushtetit që po e bëjnë për vete atë punë. Ndërkombëtarët kanë thënë ju demarkacionin e keni bërë sipas kadastrit dhe sipas atij kriteri është në rregull. Janë 23 kritere që përdoren, Kosova e ka përdor një”, ka thënë ai.
Deda tha se problemi është në Prishtinë dhe jo në Mal të Zi.
“Kemi komunikuar me të gjithë akterët të cilët janë relevantë në këtë fushë. Problemi është në Prishtinë jo në Mal të Zi”, ka thënë Deda. “Pa konsensus as s’kemi me bë ushtri, as shtetësi, as çështjen me Serbinë”.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë