Gratë e Kosovës nuk janë të përfshira sa duhet në vendimmarrje.
Kështu u tha sot në publikimin e raportit ‘’Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje në Kosovë, përgatitur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, njofton Klan Kosova.
Luljeta Demolli – Drejtoreshë nga QKSGJ poashtu tha se as ligji për barazi gjinore nuk po zbatohet nga institucionet qëndrore dhe ato lokale në Kosovë.
‘’Përqindja e rezervuar për gratë respektohet vetëm në nivelet e ulëta aty ku ndikimi, përgjigjësia dhe pagesa janë të vogla’’ ka thënë Demolli.
Me këtë u pajtua edhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostollova.
‘’Barazia gjinore nuk është dicka që për të cilën ne përbetohemi ta mbështesim e që tmos e zbatojmë. Ne u kemi borxh grave nënave e motrave që t’i fuqizojmë e t’i shëndrrojmë në partnerë të barabartë në shoqëri’’ është shprehur Apostollova, njofton Klan Kosova.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=uILAuCSvo4M?feature=oembed]
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri